Uncategorized

Si te zgjedhesh fondatinen e duhur?

Le ta pranojme… Te zgjedhni fondatinen e duhur per te krijuar nje pamje perfekte dhe sa me natyrale nuk eshte aspak e lehte. Ka aq shume produkte me tone qe duken te peraferta dhe me formula te ndryshme, saqe eshte normale qe shpeshhere te beheni konfuze dhe madje te beni zgjedhje te gabuar. Per te shmangur gabime te tilla mjafton qe te merren ne konsiderate disa elemente te thjeshte, por shume te rendesishem:

  • Lloji i lekures

Ne fillim ju duhet te kuptoni se cfare lloji lekure keni: te thate, te yndyrshme, mikse, normale apo sensitive.

Ne rast se keni lekure te thate atehere duhet te zgjedhni nje fondatine me ingrediente hidratues, si aloe vera, acid hialunorik, etj. Fondatinat e lengshme, cremoze, BBcream ose nje puder pluhur me veti hidratuese jane nje zgjedhje e mire.

Ne rastin e nje lekure te yndyrshme duhen shmangur kategoritikisht fondatinat qe permbajne vaj dhe duhen perdorur fondatinat kremoze me baze ujore. Pas perdorimit te saj aplikohet puder e presuar sepse ka veti qe te absorboje vajin e tepert te prodhuar nga qelizat e fytyres. Gjithashtu dhe fondatinat me minerale qendrojne mire mbi lekuren e yndyrshme.

Nje lekure mikse kerkon nje aplikim strategjik te fondatines. Per kete mund te perdoret ose nje fondatine e lengshme ose nje fondatine laps, duke e perhapur me kujdes fondatinen me veti hidratuese ne zonen e thate te lekures dhe me shume fondatine absorbuese te vajit ne zonen e yndyrshme.

Ne rast se keni nje lekure normale, atehere jeni me fat. Mund te perdorni cdo lloj fondatine qe te deshironi.

Ne rast se keni nje lekure sensitive duhet te tregoni shume kujdes per produktet qe perdorni mbi lekure sepse mund ta irritoni akoma me shume. Make up me i pershtatshem per ju eshte fondatina minerale, sepse permban qetesues natyral si zinku dhe nuk permbajne irritues potenciale si aroma.

  • Zgjidhni tonin e pershtatshem

Vendosni produktin ne kufirin e poshtem te nofulles se poshtme dhe ne qafe, dilni ne drite natyrale, ose afrohuni prane dritares dhe shikoni se si qendron fondatina mbi lekuren tuaj. Fondatina e duhur duhet te kete nje ton te tille qe te shkrihet me ngjyren tuaj te lekures dhe te mos jete e dallueshme.

  • Zgjidhni shkallen e mbulimit qe doni

Sa shume doni qe te duket lekura juaj natyrale pas aplikimit te fondatines?! Doni nje mbulim te lehte , te mesem, apo te plote? Kontrolloni dhe kete karakteristeke te fondatines perpara se ta blini.

Tanime jeni te pajisur me informacionin e nevojshem per te zgjedhur fondatinen e duhur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *