Uncategorized

Eau de parfum VS Eau de toilette

“Eau de parfum” apo “Eau de toilette”?! Shume nga ju mund t’i keni degjuar si terma dhe nuk u dini kuptimin, ashtu sic shume nga ju ndoshta si keni vene re fare. I dalluat apo jo tek dy parfumet ne foton me siper?!

Kjo edhe ndoshta ngaqe na pelqen te jemi me shume praktike, mjaftohemi vetem me nje term “PARFUM”.

Meqenese gjerat nuk jane as kaq shume te thjeshta dhe po ashtu as shume te komplikuara, po mundohemi t’ju shpjegojme diferencen. Cdo “PARFUM” perbehet nga disa vajra esenciale, qe perfaqesojne esencen, te cilet hollohen duke i shtuar alkol ose uje. Pikerisht te perqendrimi/sasia e ketyre vajrave esenciale ne gjejme dhe diferencen qe kerkojme.

“Eau de parfum” permban 10-20% esence parfumi, pra vajra esenciale  te cilat krijojne nje arome te perqendruar qe zgjat mesatarisht 6-8 ore. “Eau de toilette” permban te njejten esence parfumi por ne nje sasi me te vogel, qe zakonisht eshte 5-10%. Per pasoje aroma do te ndihet me e lehte dhe do te zgjase mesatarisht 4-5 ore. (Si rrjedhoje e kesaj diference vjen edhe diferenca tjeter, cmimi. Versioni “Eau de parfum” i nje “PARFUMI” kushton me shume se version i tij “Eau de toilette”).

Keshtu qe, nese doni nje arome te perqendruar, qe do t’i bente te tjeret te kthenin koken kur kaloni dhe nje arome qe zgjat,  zgjidhni nje “Eau de parfum”. Nga ana tjeter “Eau de toilette” eshte perfekt per nje perdorim te perditshem, ideal per stinet e nxehta, dhe ju do te ndiheni mire me aromen tuaj te fresket dhe diskrete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *