Uncategorized

Citrus – Floral – Woody – Oriental

Parfumet jane nje kompleksitet aromash, si rrjedhoje eshte gati e pamundur ti klasifikosh. Gjithsesi ekzistojne disa grupime ne boten e parfumerise per te klasifikuar parfumet ne baze te aromave qe permbajne. Keto grupime jane relative pasi shumica e parfumeve permbajne aspekte nga grupime te ndryshme. Grupi sherben thjeshte si pikenisje per te pershkruar nje parfum dhe ndihmon ne perzgjedhje.
Me poshte po ju sjellim grupimet me te rendesishme:

1. Citrus(Fresh)
Nje nder grupet me te vjetra. Parfumet e ketij grupi kane ne perberje limon, lime, bergamot, portokall ose mandarine, si rrjedhoje jane te fresket, te lehte dhe energjik.

2. Floral
Ky eshte grupi me i madh i parfumeve dhe po aq i vjeter sa grupi me siper.
Mund te kene ne perberje nje lule te vetme qe mbizotron ose mund te jene nje kombinim i disa luleve.
Trendafili, jasmina, zambaku, vjollca, mimoza jane vetem disa nga lulet qe mund te permendim duke patur parasysh numrin e madh te luleve qe ndodhen ne natyre.
Pjesa me e madhe e parfumeve te ketij grupi jane per femra.

3. Woody
Fragrancat e ketij grupi dominohen nga aroma e dureve. Tipikish dru sandali, vetiver, patchouli, keder etj. Jane parfume te ngrohta, te thata e misterioze.

4. Oriental
Bazohet ne aroma qe derivojne nga fauna e tokes si myshku dhe ambergris qe shpesh kombinohen me nota te ngrohta si amber, qe u japin parfumeve embelsi, ngrohtesi dhe mbi te gjitha sensualitet.
Vanilja, kanella, ereza pikante dhe ekzotike jane gjithashtu element te ketyre parfumeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *